Përcillet për në banesën e fundit ish-Papa Benedikti XVI
Sot përcillet për në banesën e fundit ish-Papa Benedikti XVI i cili u nda nga jeta më 31 dhjetor. Roma është e blinduar nga forcat e shumta te sigurisë pasi mijëra qytetarë do të marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës e cila do të udhëhiqet nga Papa Françesku.
Më shumë se 700 ipeshkvij dhe një mijë meshtarë do të kremtojnë bashkë Meshën e Dritës. Deri tani janë akredituar më shumë se 600 gazetarë.
Lutjet për Papën e Nderit dhe të gjitha ritet liturgjike që do t’i paraprijnë dhe pasojnë funeralin, do të transmetohen drejtpërdrejt në televizionet në mbarë botën.
Sipas vullnetit të vetë Papës së nderit Benediktit XVI, do të jenë të pranishme dy delegacione zyrtare në funeralin që do të drejtohet nga Papa Françesku. Bëhet fjalë për delegacionin nga Gjermania, vendlindja e ish-Papës dhe nga Italia, atdheu i tij i dytë, siç e ka cilësuar gjithmonë.
Kështu, sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan janë Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella dhe ai i Gjermanisë, Frank Ëalter Steinmeier dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, me shoqëruesit e tyre përkatës.
Ndërkohë, është njoftuar prezenca e disa krerëve të tjerë të shteteve: Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, Mbretëresha e Spanjës Sofia, Mbreti Filip e Mbretëresha e Belgjikës, Presidenti Portugalisë, Presidenti i Hungarisë Katalin Novak etj.
Në varrimin e Papës së Nderit në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ka edhe delegacione nga fetë e tjera. Do të ketë një delegacion nga komuniteti hebraik i Romës, do të marrin pjesë edhe eksponentë myslimanë.
Sipas të dhënave të publikuara një ditë më parë nga Xhandarmëria e Vatikanit më shumë se 60 mijë pelegrinë i janë afruar Bazilikës së Shën Pjetrit ku ndodhet trupi i Ratzinger.
Teologu gjerman do të mbahet mend si Papa i parë që dha dorëheqjen ne 600 vite por edhe si njeriu që foli për shumë çështje që konsideroheshin tabu.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta