Protesta në Gjeorgji, qytetarët kërkojnë lirimin e ish-presidentit Saakashvili
Tubime solidariteti shoqëruar me kërkesën për transferimin jashtë shtetit për trajtim të ish-presidentit Mikheil Saakashvili u mbajtën në shumë qytete të Gjeorgjisë, si dhe në qytete të tjera të Evropës.
Protestuesit bënë thirrje për lirimin e ish-presidentit të burgosur për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tij.
“Po bashkohemi me manifestimet globale që janë të lidhura me gjendjen e presidentit të tretë të Gjeorgjisë, Saakashvili. Tubimi u njoftua nga miqtë tanë ukrainas dhe tani demonstratat po zhvillohen edhe në vende të tjera. Mesazhi është të shpëtojmë një jetë, atë të Mikheil Saakashvilit”, tha Akaki Minashvili, Lëvizja e Unitetit Kombëtar.
Menjëherë pas kthimit nga Ukraina, Saakashvili u burgos dhe po shlyen një dënim 6-vjeçar në një burg gjeorgjian për abuzim me pushtetin. Mbështetësit e tij pretendojnë se vendimi i gjykatës ka qenë i motivuar politikisht.
Pasi qëndroi në grevë urie për shumë javë, gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohet. Ekipet mjekësore të huaja dhe vendase që e vizituan deklaruan se Saakashvili po vuan nga një demencë progresive. Disa prej tyre besojnë se kjo mund të jetë e lidhur me helmimin e tij me metale të rënda.
Por pavarësisht kësaj, zyrtarët gjeorgjianë nuk ndajnë të njëjtin mendim për gjendjen kritike shëndetësore të ish-kreut të shtetit.
Ata thonë se ai po përpiqet të shmangë procesin gjyqësor dhe të mashtrojë shoqërinë dhe partnerët ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë, një protestë u mbajt përpara pallatit presidencial.
Tani, presioni është rritur mbi presidenten aktuale të Gjeorgjisë, Salome’ Zurabiçvili. Janë bërë gjithashtu disa javë që nga nisja e demonstratave përpara zyrave të administratës së saj, me diplomatë, politikanë dhe mjekë gjeorgjianë që janë bashkuar me qytetarët. Ata i kërkuan bashkarisht presidentes aktuale që ta falë Saakashvilin, pasi sipas tyre, gjendja shëndetësore e tij po përkeqësohet çdo ditë, gjë që mund të ketë pasoja të rënda.
LEXONI GJITHASHTU:
- Hungaria e Gjeorgjia nënshkruajnë marrëveshje për partneritet në energji
- Gjeorgjia paralajmëron ndryshim të regjimit të vizave për rusët
Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 14:42 Sekuestrohen më shumë se 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë