Gjeorgjia paralajmëron ndryshim të regjimit të vizave për rusët

18 Tetor 2022 | 08:07

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, tha se shteti i saj mund të ndryshojë regjimin “liberal” të vizave për shtetasit rusë, pas një fluksi të paprecedentë që është nxitur nga vendimi i Kremlinit për të mobilizuar trupa për luftën e tij ndaj Ukrainës.

Duke folur gjatë një konference për media në Kishijev të Moldavisë, pas takimit me homologen e saj moldave, Maia Sandu, Zurabishvili i cilësoi si “sfidë” rusët që kanë shkuar në Gjeorgji gjatë javëve të fundit.

“Nuk do ta quaja kërcënim, por është një sfidë. Po ashtu nuk e përjashtoj mundësinë që ne të rishikojmë regjimin e vizave, që aktualisht është liberal dhe nuk korrespondon me agresionin rus [kundër Ukrainës]. Për këtë çështje duhet të vendosin autoritetet [e Gjeorgjisë] dhe shoqëria jonë”, tha Zurabishvili.

Presidentja nuk tha nëse qytetarëve rusë, që zgjedhin të hyjnë në këtë shtet të Kaukazit Jugor, do t’iu vendosen viza.

Aktualisht, rusëve nuk iu duhen viza për të hyrë në Gjeorgji dhe mund të qëndrojnë në këtë shtet për 365 ditë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv

Në ishullin spanjoll të Majorkës, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër turizmit masiv, me përleshje midis demonstruesve dhe policisë. Protestuesit fillimisht...
15:52 | 27/07/2026

Gruaja e Peskov, Tatiana Navka kundërshton në gjykatë sanksionet e BE-së ndaj saj

Tatiana Navka, gruaja e zëdhënësit të presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, ka nisur një padi ligjore që synon rrëzimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian...
15:37 | 27/07/2026

Arabia Saudite rrëzon dronët e nisur nga Iraku drejt objekteve të saj të naftës

Arabia Saudite tha të hënën se mbrojtja e saj ajrore kishte kapur dhe shkatërruar disa dronë të nisur nga territori irakian që synonin objektet e...
15:30 | 27/07/2026