“Berisha i mundi pa vulë”- Meta pyetet për largimin e Agron Çelës

6 Janar 2023 | 13:10

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u pyet për herë të parë në lidhje me lajmet mbi kalimin e deputetit Agron Çela nga PL drejt Partisë Socialiste.

Meta zgjodhi të jepte një koment të drejtpërdrejtë, por tha se maxhorancën nuk do ta shpëtojë asnjë përpjekje mafioze për të zgjatur kohën e saj në pushtet.

Ai shtoi se në Shkodër, ish-kryeministri Berisha mundi t’i fitonte edhe pa vulë dhe pa seli, duke iu referuar zgjedhjeve të 6 marsit.

“Nuk jam këtu për tu marrë me çështje që i mbulon zonja Spiropali. Nuk merrem unë me të deleguarën e Rilindjes. Unë merrem me Edi Ramën dhe regjimin e tij, i cili po çmontohet. Nuk e shpëton asnjë përpjekje mafioze që ai bën. Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar në të gjithë Shqipërinë. Në Shkodër e kudo tjetër që luftohet për të rivendosur llogaridhënien.

Sali Berisha i ka mundur i vetëm në 6 mars pa vulë pa seli në Shkodër”, tha Meta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026