Senati amerikan njeh gjenocidin ndaj armenëve, marrëdhëniet SHBA-Turqi sërish në provë
Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit nga e premtja do të hyjnë në një periudhë të re prove pasi Senati amerikan ka aprovuar deklaratën që njeh gjenocidin ndaj popullit armen.
Dy aleatët në NATO, por së fundmi në mosmarrëveshje për shkak të Sirisë, kanë treguar se politikat e tyre të jashtme kanë prioritete të ndryshme.
“Ky është gjenocidi i parë. Të gjithë ne i dimë shumë mirë tmerret që do të përsëriteshin në shekullin e 20-të me Holokaustin dhe gjenocidet e tjera nëpër botë. Ndaj sot në Senat po bashkohemi me Dhomën e Përfaqësuesve, që miratoi një rezolutë që e njeh këtë gjenocid me 405 vota pro kundrejt 11”, – tha Bob Mendez, senator i SHBA.
Por njohja e gjenocidit, ose vrasjeve dhe zhvendosjeve në masë nga Perandoria Otomane gjatë Luftës së Parë Botërore, pritet të prekë thellë ndjenjat e popullit turk.
Vetëm pak organizata, intelektualë dhe politikanë kanë një qëndrim ndryshe nga qëndrimi zyrtar i Ankarasë sa i takon vrasjes dhe dëbimit të 1.5 milionë armenëve gjatë viteve 1915-1923.
Gjenocidi armen është kthyer në një mollë sherri mes Turqisë dhe Perëndimit gjatë vitit 2019. Për shembull me Francën, që shpalli ditën e përkujtimit të këtij episodi në muajin shkurt.
Aktualisht, vetëm 32 vende të botës e kanë njohur zyrtarisht gjenocidin armen.
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta