Borrell: Në 2022-shin, bota u bë një vend më i keq për të jetuar

8 Janar 2023 | 08:39

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell deklaroi se në vitin 2022, bota u bë një vend më i keq për të jetuar për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut, konflikteve dhe krizave në Ukrainë, Iran, Etiopi, Afganistan, Mianmar, Kinë dhe vende të tjera.

Borelj shkroi në blogun e tij se këtë vit, 75 vjet nga miratimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, bota është një vend tjetër për shkak të ndarjeve të mëdha gjeopolitike, të cilat, thotë ai, janë shqetësuese, shkruan Euronews Serbia.

Ai shtoi se teknologjitë e reja po përdoren për mbikëqyrjen masive dhe se efektet e ndryshimeve klimatike po nxisin konfliktin.

“Ndarjet gjeopolitike në rritje janë veçanërisht shqetësuese, sepse ato priren të japin përshtypjen e rreme se bota në tërësi nuk ka më një gjuhë të përbashkët. Por në fakt, ne e kemi. Ne duhet të kujtojmë atë që na bashkon, më shumë se tetë miliardë njerëz dhe 193 anëtarë të OKB-së.  Dhe për këtë është mirë të kthehemi 75 vjet prapa”, shkroi ai.

Borell thekson se të drejtat e njeriut janë baza e marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me pjesën tjetër të botës dhe se ato janë një prioritet kyç i politikës së jashtme të BE-së.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026