Daci: Alda Klosi fillimisht prezumohet e pafajshme, çfarë duhet të bëjë prokuroria

8 Janar 2023 | 22:18

Avokati Jordan Daci tha se zyrtarja Alda Klosi të cilës iu vodhën 120 mijë euro në shtëpi, fillimisht prezumohet e pafajshme.

I ftuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, Daci u shpreh se prokuroria duhet të hetojë me patjetër lidhjen mes parave të gjetura në banesën e Klosit dhe atyre në shtëpinë e Rozeta Dobit e cila është arrestuar së bashku me të birin pasi dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh në shtëpitë në Tiranë.

“Në radhë të parë prezumohet e pafajshme. Për mendimin tim në dallim nga standardet që përdor Prokuroria e Shqipërisë por edhe Gjykatat shpeshherë, të hetosh një person dhe t’i shkruash emrin në regjistrin e personave nën hetim do të duhet një standard shumë herë më i lartë se ai që kemi ne.

Ka nevojë për të sqaruar rrethanat. Prokuroria duhet të hetojë se s’bën nëse ka një lidhje mes parave të gjetura dhe mundësisë që këto para të jenë gjetur tek ajo banesë. Çështja duhet të shihet e ftohtë, pa ngarkesat politike, pa lidhjen që po i bëjnë mediat me x apo me y person. “- tha Daci.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar

Dom Mark Pashkja i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me terapinë hormonale për personat transgjinorë. Dom Pashkja ka...
21:48 | 31/05/2026

Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!

Pastori Akil Pano i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëëzimin nga Ministria e...
21:06 | 31/05/2026

“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy

Aktivisti, Gentian Serjani i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëzimin nga Ministria e...
20:48 | 31/05/2026