BE paralajmëron Dodik nëse vazhdon t’i qëndrojnë afër Putinit
Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës dhe autoriteteve të saj për t’i dhënë presidentit rus Vladimir Putin ‘Urdhrin e Republikës Sërpska’, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky vendim i udhëheqjes së Republikës Sërpska është për keqardhje dhe i gabuar”, tha zëdhënësi i BE-së në një konferencë të rregullt për shtyp.
Stano ka kujtuar se presidenti rus është drejtpërdrejt përgjegjës për agresionin e paligjshëm në Ukrainë dhe se civilët ukrainas po vriten dhe po shkatërrohet infrastruktura civile ukrainase.
Presidenti i entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ndau çmimin me 8 janar për siç u tha “kujdesin patriotik dhe dashurinë e Putinit për Republikës Sërpska”.
Autoritetet e Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datën kur në Sarajevë në vitin 1992 Kuvendi i atëhershëm i Popullit Serb, miratoi Deklaratën për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnje e Hercegovinës si entitet i pavarur brenda Bosnjë-Hercegovinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta