Tragjedia e 9 janarit, Mëhillaj: 4 oficerë policie të përfshirë në trafik njerëzish
Nikoll Mëhillaj, kryetar i shoqatës “9 janari” tha në një intervistë për Euronews Albania se 4 oficerë policie, mes tyre dhe Bardhyl Rrokaj, asokohe shef i antikrimit në Shkodër, kanë qenë të përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore.
Ai komentoi tragjedinë e 9 janarit në vitin 2004 ku 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon.
“4 oficerë të Shkodrës, me në krye Bardhyl Rrokaj, i cili ka qenë shef i antikrimit të Shkodrës dhe vllain e tij Ilir Rrokajn e ka pasur shefin e qarkullimit rrugor në Vlorë. Djali i Bardhyl Rrokaj ka qenë skafisti dhe kushëririn e ka pasur nëndrejtor të portit,” – u shpreh Mëhillaj.
Sot shënohen 19 vjet nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004. Kryesisht ishin të rinj të qarkut Shkodër, të moshave nga 15 deri në 33 vjeç.
Ata i dhanë nga 1 mijë e 500 euro skafistëve me shpresën se bregu tjetër do t’u rregullonte jetën, por shumica e tyre nuk e dinin se po paguanin vdekjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta