U kapën në flagrancë me 83 doza kanabisi, dy të arrestuar në Elbasan

10 Janar 2023 | 10:05

Dy persona janë arrestuar në Elbasan pasi janë kapur në flagrancë me 83 doza kanabisi.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrugica” në pranga kanë rënë shtetasit S. H., 22 vjeç dhe G. P., 23 vjeç.

“Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë këta shtetas, në lagjen “5 Maji”, me 83 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të paketuara me qese farmaceutike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare.”-njofton policia.

Sipas bluve dyshohet se këta shtetas kanë shpërndarë lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit.

Materiale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026