Kurti: Duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por kjo e fundit sipas tij është gjithnjë e më larg normales.
Kurti ka thënë se Serbia e ka refuzuar planin e njohur si franko gjerman dhe sipas tij të gjithë do të duhej të merren me të meqë qeveria e Kosovës e ka konsideruar si bazë të mirë për diskutim.
Një ditë para se në Kosovë të arrijë këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, kryeministri i Kosovës ka thënë se vizita e tij është më shumë se e mirëpritur dhe sipas tij vjen në një moment të rëndësishëm kur po afrohet njëvjetori i invazionit rus në Ukrainë.
Kurti ka thënë se agresioni ushtarak atje ka pasur pasoja edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përmendur këtu Serbinë e cila nuk i ka vendosur sanksione Rusisë por ka bërë marrëveshje me ta.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta