Erdogan: Po vazhdojmë përpjekjet për të zbutur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Turqia vazhdon përpjekjet e saj për të zbutur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Erdogan, pas seancës së qeverisë turke në Ankara, tha gjithashtu se vendi i tij vazhdon përpjekjet për të zgjidhur ngërçin politik në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan Euronews Serbia.
“Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur ngërçin politik në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, theksoi ai.
Ditën e djeshme, zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana ka pritur në selinë e aleancës ushtarake, zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Pas këtij takimi, detaje ka dhënë vetë NATO, duke thënë se takimi i tyre ishte pjesë e konsultimeve të rregullta për situatën në Kosovë dhe zhvillimet në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor.
Geoana theksoi përpjekjet intensive të kryera nga aleatët e NATO-s dhe Bashkimi Evropian për të zbutur tensionet e fundit, veçanërisht në veri të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë