“Ballkani fuçi baruti”, a mund të ketë konflikt? Qëndrimi i analistit amerikan
Analisti amerikan Edward Joseph dha një intervistë në Euronews Albania ku komentoi qëndrimin e tij mbi Ballkanin, që është cilësuar dhe si një fuçi baruti.
Sipas tij situata në Ballkan është shumë e qartë dhe është e paqëndrueshme.
“Është e paqëndrueshme në veri të Kosovës dhe është normale që mund të ketë akte dhune atje. Ne i pame aktet e rrezikshme të dhunës që u verifikuan ku pati të shtëna ndaj serbëve të Kosovës,” – u shpreh Joseph.
Analisti u shpreh se është detyrë e qeverisë së Kosovës ta ndjekë këtë çështje dhe të ndëshkojë përgjegjësit.
Joseph komentoi dhe situatën në Bosnje ku u dekorua presidenti Putin, duke shtuar këtu edhe tensionet në Malin e Zi.
“Në Tiranë gabimi është ndjekja e alternativave të tjera përveç Bashkimit Europian. Bashkëpunimi ekonomik duhet të kryhet në kuadër të kornizave të BE-së dhe jo në kuadër të Ballkanit të Hapur,” – u shpreh analisti amerikan.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë