Puna e vështirë e Prokurores së Parë Publike të Bashkimit Evropian kundër korrupsionit në Bullgari  

13 Dhjetor 2019 | 21:03

Shumë qytetarë të BE-së dhe ekspertë të shtetit të së drejtës shpresojnë se themelimi i Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) – ndër kompetencat e të cilit do të jetë dhe hetimi i krimeve të buxhetit të BE-së dhe që pritet të vijë në fuqi në vitin 2020 – do të jetë një shtysë e re për të luftuar korrupsionin në mbarë Evropën.

Sipas Raportit të fundit Vjetor mbi Mbrojtjen e Interesave Financiare të Bashkimit Evropian, buxheti i BE-ka humbur 2.5 miliardë prej këtyre parregullsive në 2018”.

Laura Kövesi, e cila është emëruar si Kryeprokurorja e Parë Publike e BE-së, ka një histori të gjatë të luftës ndaj korrupsionit në vendin e saj të lindjes, Rumani.

Megjithatë, a mjafton një jetëshkrim i denjë për të zgjidhur sfidën e jashtëzakonshme të institucionit të ri të BE-së?

Në një takim të kohëve të fundit të Komitetit mbi Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Punëve të Brendshme në Parlamentin Evropian në dhjetor të 2019-s, ishte vetë Kövesi ajo që bëri të ditur se stafi i mbështetjes operacionale të Zyrpërbëhej nga 4 anëtarë; teksa ajo priste t’i ngarkoheshin mbi 1 mijë raste në 2020. 

Përtej frikës se Zyra e Prokurorit Publik Evropian do të mbingarkohet, ka dhe një histori tjetër paralele e cila mund të pengojë punën e Kryeprokurores edhe më tej – puna e Kövesit mund të sabotohet nga disa qeveri.

Bullgaria, vendi më i korruptuar në Bashkimin Evropian

Ajo çka është e sigurt është se Bullgaria do jetë një faktor shqetësues për Kövesin, për shkak të korrupsionit të përhapur në vend.   

Sipas disa prej indekseve më të respektuar si “Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit”, “Barometri i Lirisë” dhe “Indeksi i Shtetit të së Drejtës”, Bullgaria renditet si vendi më i korruptuar në BE.

Gjithashtu, është një ndër shtetet që përfitojnë më tepër prej fondeve të BE-së, sipas Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).

Sipas përllogaritjeve të mia, të bazuara nga të dhënat publike, Bullgaria ka një nga raportet më të larta të GDP-së me fondet e BE-së në Bashkimin Evropian me 4.91 për qind.

Nga ana tjetër, Hungaria ka raportin më të ulët prej 4.59 për qind.

Ndërsa, në raportin e vitit 2019 për krimin e organizuar në Bullgari, Qendra për Studimet e Demokracisë argumenton se 35.5 për qind e kompanive bullgare pretendojnë se ka korrupsion në prokurimin publik.

Një tjetër sondazh i kryer në prill të 2019-s nga Dhoma Gjermano-Bullgare industriale-tregtare tregon se 54 për qind të anketuarve besojnë se procedurat e prokurimit publik në Bullgari nuk janë transparente.  

Sipas një hetimi nga partneri bullgar i Projektit Bivol të Raportimit mbi Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, i njohur ndryshe si “Guest House Gate”, pasqyron edhe më qartë portretin e zymtë të gjendjes së shtetit ligjor në Bullgari.

Sipas këtij raporti, disa politikanë dhe të afërmit e tyre kishin ndërtuar shtëpi private luksoze me fondet e BE-së me pretendimin se ishin duke zhvilluar turizmin bullgar. Këto shtëpi nuk kanë funksionuar kurrë si objekte turistike.

Kush ia ka frikën Laura Kövesit?

Duke marrë parasysh korrupsionin e përhapur në vend, nuk është për tu habitur që qeveria bullgare e drejtuar nga Boyji Borissovi i partisë konservatore GERB, anëtare e Partisë Popullore Evropiane (EPP), ia ka frikën Laura Kövesit.

Në 2017-n, me ftesë të Presidentit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit Lozan Panov, Kövesi vizitoi Bullgarinë për të dhënë një leksion mbi luftën kundër korrupsionit në politikë.

Asokohe, politikanë të partive kryesore dhe zyra e Prokurorit (i njohur për simpatitë politike) bojkotuan ngjarjen. Për më tepër, mediat pro-qeveritare e cilësuan vizitën e saj si “provokim”.

Lajmi se Kövesi mund të caktohet si Kryeprokurorja e parë Publike e BE-së duket se ka ngjallur frikë në rrethin e politikës bullgare.

Në takimin e Coreper II të zhvilluar në shkurt të 2019-s në Këshillin Evropian, përfaqësuesi bullgar votoi kundër kandidaturës së saj.

Por, teksa Kövesi filloi të marrë gjithmonë e më shumë mbështetje nga Partia Popullore Evropiane, kryeministri Borissov nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndryshonte qëndrimin e tij publik karshi saj.

[
cite_header=Përtej frikës se Zyra e Prokurorit Publik Evropian do të mbingarkohet ka dhe një histori tjetër paralele e cila mund të pengojë punën e Kryeprokurores edhe më tej – puna e Kövesit mund të sabotohet nga disa qeveri.  
cite_author=Dr Radosveta Vassileva
cite_description=Studiuese
]

Megjithatë, qeveria kishte dhe një as nën mëngë: sabotazh i heshtur i aktiviteteve të ardhshme të EPPO-që kanë të bëjnë me Bullgarinë.

Jo vetëm që ka kritika se tre kandidatët për përfaqësues të Bullgarisë në EPPO – të cilët i ka emëruar vetë Bullgaria – nuk kanë eksperiencë me hetimet për rastet e mashtrimit, por dyshohet edhe se është ndërhyrë në procedurat e përzgjedhjeve në mënyrë që kandidatët më të kualifikuar mos t’i përmbushnin kriteret për tu përzgjedhur.

Për më tepër, në tetor të 2019-s, shumica qeverisëse përshpejtoi miratimin e disa amendamenteve për tu siguruar se gjykata speciale penale, e cila mbart tiparet e një gjykate të jashtëzakonshme dhe është e varur nga politika, është institucioni i vetëm që mund të analizojë rastet e hetuara nga zyra e prokurorit publik të BE-së.

Kush dëshiron të mashtrojë Laura Kövesin

Mjeshtrit bullgar të kurdisjeve janë të parët për të sajuar situata që manipulojnë opinionin publik. Paralelisht me ndërmarrjen e masave të cilat mund ta minojnë punën e zyrës së Prokurorit Publik Evropian, ata janë angazhuar në një retorikë që i përngjan një prej përrallave të Hans Christian Andersenit, “Rrobat e reja të Perandorit” me synimin e qartë për të mashtruar komunitetin ndërkombëtar për situatën e frikshme në Bullgari.

Për vite me rradhë, Borisovi, ministrat e tij dhe zyra e Prokurorit kanë mohuar se në Bullgari ka korrupsion të shfrenuar. Në të shkuarën, Borisov ka shkuar aq larg sa të thotë se Bullgaria konsiderohej si e korruptuar për faj të “raporteve shpifëse” nga organizata joqeveritare “të papërgjegjshme” dhe media, duke mos marrë parasysh hulumtimet nga “Transparency International”, “Freedom House”, etj.

Sigurisht, lidhjet e ngushta të Borissovit me Partinë Popullore Evropiane kanë shërbyer si mburojë kundër kritikave në raportet mbi Bullgarinë nën Mekanizmin e Bashkëpunimit dhe Verifikimit (CVM), i cili supozohet të monitorojë progresin në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit.

Raportet e fundit nuk reflektojnë realitetin në vend – një fenomen shqetësues i vëzhguar nga organizata të respektuara si Magjistratët Evropian për Demokraci dhe Liri (MEDEL).

Përpjekja e fundit për të vënë në lojë institucionet evropiane dhe shoqërinë civile ndodhi në takimin e Komisionit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE) në, në të cilin Laura Kövesi prezantoi pikëpamjet e saj për të ardhmen e EPPO.

Nënkryetarja e këtij komisioni, anëtarja bullgare e Parlamentit Evropian Emil Radev (gjithashtu anëtare e partisë në pushtet, GERB) kishte ftuar Ivan Geshev, i cili ishte zgjedhur si Prokurori i Përgjithshëm i Bullgarisë pavarësisht protestave në masë kundër tij, për të folur në krahë të Kövesit. Geshev foli për suksesin e madh të Bullgarisë në kuadër të luftës kundër korrupsionit.

[
cite_header=Kovesi ka përpara saj një detyrë shumë të madhe. Fakti se Bullgaria është vetëm një nga shumë vende të BE-së që shfaqin tipare të korrupsionit sistematik e bën sfidën e saj për të luftuar korrupsionin në mbarë Evropën edhe më të vështirë.
cite_author=Dr Radosveta Vassileva
cite_description=Studiuese
]

Sapo mësuan se Geshevi ishte i ftuar në këtë takim, gazetarët e pavarur investigativ bullgar dyshuan se ishte një lëvizje marketingu e planifikuar nga anëtarët bullgarë të Parlamentit Evropian në Partinë Popullore Evropiane për ta portretizuar Geshevin si Kövesin bullgar dhe për të keqinformuar eurodeputët për korrupsionin në Bullgari.

Për këtë arsye, gazetarët dërguan rezultatet e hetimeve të tyre tek anëtarët e komisionit të LIBE. Anëtarët e Parlamentit Evropian Ramona Strugariu (nga partia Rinovimi, Rumani) dhe Claire Daly (E Majta e Gjelbër dhe Nordikët e Gjelbër, Irlandë) u përballën me Geshev për këto çështjet dhe nuk duket sikur kanë marrë përgjigje të kënaqshme prej tij.

Daly ndau dhe shqetësimin e saj se prania e Geshevit cenonte besueshmërinë e takimit. 

Falë gazetarëve bullgarë, performanca e inskenuar doli në dritë. Por a mund të varemi gjithmonë nga vigjilenca e anëtarëve të shoqërisë civile për të dalluar skenarë të tillë mashtrues në të ardhmen? Kövesi ka padyshim një detyrë të madhe përpara saj. Asaj do t’i duhet të punojë e saj në një ambient ku gjërat nuk janë ashtu siç duken. Fakti që Bullgaria është vetëm një nga shumë vendet anëtare të BE-së ku shfaqet korrupsioni në mënyrë sistematike, e bën sfidën e saj për të lundruar në skenën e BE-së edhe më të madhe.

Dr. Radosveta Vassileva jep mësim në Kolegjin Universitar të Londrës, eksperte e ligjeve të BE-së dhe aktiviste sociale e përqendruar në shtetin e së drejtës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026