Hyrja në euro rrit çmimet në Kroaci, qytetarët në vështirësi

10 Janar 2023 | 20:02

Në Kroaci po bëhet gjithnjë e më e vështirë mbushja e arkës së ushqimeve. Hyrja në fuqi e euros, monedha e përbashkët evropiane, më 1 janar, ka çuar në rritje të çmimeve. Në rrugë, opinionet e qytetarëve variojnë dhe pak besojnë se është faji i euros.

“Ligji i tregut është ofertë-kërkesë dhe kaq. A është vallë e shkruar me ligj se nuk mund të rrisësh çmimin? Aktualisht po mundohen t’ia vënë fajin euros, por nuk është faji i euros. Janë të tjera gjëra”, thotë një grua.

Për t’iu përgjigjur ankesave, pronarët e dyqaneve bëjnë me dije se ka pasur ndryshime, por për shkak të rrumbullakosjeve.

“Ne kemi rrumbullakosur çmimet. Disa u rritën, disa u ulën. Në thelb, njerëzit e kanë më të vështirë të menaxhojnë euron”,  shprehet një burrë.

Presidenti i Dhomës Kroate të Tregtisë e mbron rritjen e çmimeve për sa kohë ajo është e justifikuar.

“Ka një arsye të fortë përse çmimet janë rritur. Të mos jesh në përputhje me ligjin dhe t’i rrumbullakosësh ato është një gjë tjetër. Këtu është bërë gabimi”, thotë Dalibor Kratohvil, Presidenti i Dhomës Kroate të Tregtisë.

Kroacia regjistroi një kuotë inflacioni prej 13.5% në nëntor. Disa qindra inspektorë të institucioneve shtetërore kanë filluar të kontrollojnë tregjet për abuzimin me çmimet. Në 9 ditë janë vendosur vetëm 2 gjoba.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit

Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), raportoi Sky Sport Italia të hënën....
20:13 | 27/07/2026

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj

Qeveria e koalicionit austriak planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak nga gjashtë në nëntë muaj për t’u përshtatur me një peizazh sigurie të ndryshuar nga lufta në...
18:55 | 27/07/2026