Kroacia, zyrtarisht pjesë e Eurozonës dhe Shengenit

1 Janar 2023 | 09:38

Kroacia është bërë shteti i 20-të anëtar i BE-së që hyri në Eurozonë dhe zëvendëson monedhën e saj kombëtare, kunën, me euron.

Shteti ballkanik është tashmë ekonomi shumë e “euroizuar” sepse më shumë se gjysma e kursimeve dhe kredive të brendshme janë në euro ndërsa më shumë se dy të tretat e shkëmbimeve ekonomike dhe i njëjti numër turistësh vijnë nga Eurozona.

Zëvendësimi i kunës me euron është proces që teknikisht filloi me evidentimin e çmimeve të dyfishta që u bënë të detyrueshme pothuajse në të gjitha pikat e shitjes dhe që shumë shitës me pakicë e prezantuan edhe përpara afatit të përcaktuar, 5 shtatorit.

Euro është bërë zyrtarisht valutë kroate në mesnatën e 1 janarit 2023, por deri më 14 janar qytetarët do të mund të paguajnë ende në kuna.

Në fillim të dhjetorit 2022, Kroacia mori mbështetjen unanime të të gjitha vendeve anëtare të BE-së për hyrjen në Shengen nga sot (1 janar 2023), duke zgjeruar kështu zonën Shengen për herë të parë në më shumë se një dekadë.

Ministrat e Punëve të Brendshme të BE-së pranuan zyrtarisht hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen ndërsa bllokuan Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat ishin gjithashtu kandidate.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026