Bërnabiç: SHBA-ja të përmbushë premtimin për formimin e Asosacionit

11 Janar 2023 | 12:44

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka deklaruar para vizitës së këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet në Beograd, se pret që SHBA-ja të përmbushë premtimin e saj për formimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas saj, kjo do të përbënte zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, shkruan Euronews Serbia.

“Nuk kam asnjë pritshmëri, as të mirë as të keqe. E vetmja gjë që është e rëndësishme dhe ajo që është në tryezë është premtimi i SHBA-ve për të filluar formimin e ZSO-së dhe kjo do të ishte mirë, do të ishte zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit”, theksoi ajo.

Bërnabiç nënvizoi se sot në marrëdhëniet ndërkombëtare zbatohen standarde të dyfishta për sa i përket mosmarrëveshjeve territoriale.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026