Luftime të ashpra në Soledar, Ukraina: U vranë 100 pushtues

12 Janar 2023 | 10:23

Më shumë se 100 ushtarë rusë janë vrarë pranë qytetit minerar Soledar, ka pohuar Ukraina.

Zona, në lindje të vendit, është përfshirë nga luftime të ashpra ditët e fundit, me Rusinë që pretendon se ka marrë nën kontroll qytetin natën e kaluar.

Megjithatë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i mohoi pretendimet e rusëve, duke thënë se qyteti ishte ende nën kontrollin e Ukrainës.

Në një përditësim në aplikacionin e mesazheve Telegram, forcat e operacioneve speciale të Ukrainës thanë se personeli ushtarak rus u vra falë punës së koordinuar të “ushtarëve, gjuajtësve dhe raketave”.

“Si rezultat i këtyre disa goditjeve, u konfirmua vdekja e më shumë se 100 pushtuesve”, njoftohej në deklaratë.

Soledar do të ishte një fitim i rëndësishëm për trupat ruse, pasi kapja e tij mund t’i ndihmojë ata në sulmin e tyre ndaj qytetit strategjik ukrainas Bakhmut, i cili ndodhet mjat afër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026