Gazetari Çollaku: Po arrestohen persona pa vendime gjykate

12 Janar 2023 | 14:07

Gazetari Basir Çollaku thotë se gjendja në vendin tonë është alarmante, pasi korrupsioni është bërë normalitet.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çollaku u shpreh se prokuria shqiptare ka çaluar, pasi fillimisht kryen arrestime, e më pas kërkon provat.

“Ajo që është alarmante, ka të bëjë me faktin që korrupsioni është bërë normalitet.  Prokuroria shqiptare deri më tani ka çaluar në dy drejtime. Fillimisht bën arrestimet, pastaj kërkon provat. Industria hetimore e vendeve të zhvilluara, në Itali, që e ka hetimin cilësisht të spikatur, mund të kalojnë vite për të hetuar.

Pastaj, kur prokurori i drejtohet gjykatës për ndalim, shoqërim, arrestim, marrje e të pandehurit, nuk diskutohet më për provë. Mund të pasurohet gjatë shqyrtimit gjyqësor, por në momentet kur prokurori ka shkuar me shkresë në gjykatë, dosja është e mbushur me gjëra. Te ne, ka  pasur jo pak raste, në çështje të mëdha ka çaluar”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026