92 shkolla mësim me turne, Kushi: Kemi reduktuar numrin e nxënësve në klasa
Ministria e arsimit, Evis Kushi ka prezantuar sot arritjet, sfidat e vitit që lamë pas si dhe objektivat për vitin 2023.
Kushi përmendi investimet në shkolla, tekset falas dhe oficerët e policisë në shkolla.
Objektivat e vitit 2023 vijojnë të kenë në fokus problemet që viti 2022 la pas.
Në muajin shkurt, pedagogët kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë provimet nëse nuk bëhet një rritje page. Kushi u shpreh se rritja prej 15% mbase nuk mund t’i lumturojë pedagogët, por ama ata kanë dhe burime të tjera të ardhurash.
“Në kushte kur kategorive të tjera iu rritet me pak, si mësuesit apo zjarrfikësit, unë besoj se në kushtet që ndodhemi, hapi i parë i rritjes 15% është e kënaqshme. Të ardhurat e pedagogëve nuk janë vetëm nga paga, por edhe nga angazhimet e tyre të tjera,” – tha ministrja.
Ndërkohë deri më tani mësohet se janë vetëm 86 studentë që kanë aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë. Edhe këta, nuk dihet nëse do të shpallen të gjithë fitues, por në total figurojnë 1236 studentë të regjistruar në degët me prioritet kombëtar.
Në strategjinë e vitit 2022-2026, thuhej se deri në fundit të vitit 2022, nuk do të kishte më mësim me turne. Megjithatë, sot ka ende shkolla që vijojnë këtë praktikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta