Mbyllja e shkollave, Kushi: S’mund t’i çojmë njerëzit nga qendra në fshat

12 Janar 2023 | 12:29

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u pyet gjatë konferencës për shtyp këtë të enjte në lidhje me mbylljen e shkollave në zonat e thella rurale ku nuk ka më nxënës.

Kushi tha se objektivi i Ministrisë së Arsimit është që të ndërtojë shkolla me cilësi në qendrat e Njësive Administrative, ku mund të grumbullohen edhe nxënësit nga shkollat vartëse.

Ajo nënvizoi se qeveria nuk mund të investojë dhe të ndërtojë shkolla në zona rurale ku numri i nxënësve është shumë i vogël.

“Nuk kemi ne qëllim të mbyllim shkolla dhe as nuk ndodh kjo, ju doni që nxënësit të mësoni në klasa kolektive?!

Nuk është efiçente të ndërtoshë një shkollë të madhe në një zonë të largët ku ka 3 nxënës.

Në zonat rurale janë shkollat qëndër që janë në qëndrat e Njësive Administrative dhe janë shkollat vartëse që janë shkollat e majës së malit.

Kështu që kjo është zgjidhja që ai fëmija të mos rrijë në majë të malit ku janë tre familje. Atje në majë të malit ka një shkollë që ka tre nxënës dhe që shkon mësues që mëson këta 3 nxënës.

Ky nuk është arsimi që ne duam, ne duam shkolla që ofrojnë cilësi dhe programe. Nëse ju mendoni se zgjidhja është të ndërtojmë një shkollë të madhe në një zonë ku ka tre familje nuk funksionon, nuk besojmë se do t’i marrim familjet nga qendra t’i çojmë në fshat”, tha Kushi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026