Analistët: Chollet me mesazhe të qarta për dialogun me Serbinë

12 Janar 2023 | 19:13

Të mërkurën Kosova priti zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. 

Sipas analistit Leart Hoxha, zyrtari amerikan pati mesazhe të qarta për dialogun me Serbinë e në veçanti për asociacionin e komunave me shumicë serbe. 

“Vlerësimi i Uashingtonit është se situata është kritike, ky është termi me të cilin janë duke operuar në Uashington dhe thuhet se urgjenca për themelim të asosacionit është nënvizuar,” – u shpreh ai.

Sipas tij, takimet e lidershipit kosovar me amerikanin nuk ishin të lehta nëse merret parasysh gjuha e përdorur. Megjithatë, Hoxha shton se mori edhe garanci të forta kur bëhet fjalë për asociacionin dhe kompetencat që do të ketë. 

Me këtë pajtohet edhe analisti Gazmir Raci. 

“Marrëveshja për asosacionin duhet të arrihet dhe asosacioni nuk është një Republika Sërpska në Kosovë,” – tha ai.

Por, ai nuk pajtohet se ndaj Kosovës pati gjuhë të ashpër nga amerikani, pasi sipas Racit Kosova ka pozicion më të mirë krahasuar me Serbinë për shkak të zhvillimeve të kohëve të fundit.

Zyrtari i lartë amerikan Derek Chollet, pas Prishtinës, ku pati takime me liderët institucional, ata opozitar e të pakicave, por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile e mediave, ka udhëtuar në Beograd. Temë kryesore edhe atje pritet të jetë dialogu me Kosovën. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026