Chollet viziton nesër Shkupin: Lufta kundër korrupsionit hap rrugën drejt BE
SHBA inkurajon Maqedoninë e Veriut që të përgatisë dhe votojë ndryshimet kushtetuese që janë parakusht për vazhdimin e procesit të integrimit të shtetit në BE.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler vlerëson se ky proces është i rëndësishëm për të çuar para procesin euro-integrues bashkë me reformat dhe luftën lundër korrupsionit.
“I inkurajojmë funksionarët e zgjedhur të këtij vendi të veprojnë në interes të qytetarëve dhe të veprojnë sa më parë, të bëjnë ndryshimet e duhura që do të mundësojnë hapjen e negociatave drejt BE-së. E dimë se janë vendime të vështira për këtë vend. Ne do të mbështesim gjithçka që do të iu afrojë drejt BE-së”, u shpreh ajo.
Të mërkurën, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit Derek Chollet do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, ndërsa pritet që me vete të sjellë një listë të zyrtarëve të korruptuar bazuar në gjetjet e ekipit amerikan special të hetuesve të korrupsionit që gjatë fundit të vitit të kaluar qëndroi në Maqedoninë e Veriut.
Për ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, nëse ndodh, është pozitive për vendin.
“Dialogu strategjik me SHBA-në është kornizë bashkëpunimi dhe në të është edhe lufta kundër korrupsionit. Është një platformë që e kemi dakorduar bashkë dhe çdo mbështetje që ata japin është e mirëseardhur. Deri tani na ofruan mbështetje financiare apo ekspertizë, ndërsa ja tani kemi paralajmërim edhe për një listë sanksionesh. Kjo është e mirëseardhur dhe në interes të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani.
Ambasadorja amerikane në RMV ka paralajmëruar luftë pa kompromis ndaj korrupsionit të funksionarëve të lartë ndërsa këtë gjë e ka thënë edhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar.
Të fundit që u gjetën në listën e zezë amerikane ishin ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov.
LEXONI GJITHASHTU
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike