Kurti: Na duhen trupa shtesë të NATO-s për shkak rritjes së bashkëpunimit Serbi-Rusi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkuar shtimin e numrit të forcave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, për shkak të rritjes së bashkëpunimit mes Serbisë dhe Rusisë.
“Na shqetësojnë lidhjet mes Serbisë dhe Rusisë, për këtë arsye na duhen më shumë trupa… Bashkëpunimi mes tyre është rritur pas nisjes së luftës në Ukrainë, dhe për këtë arsye na duhen trupa shtesë të NATO-s në Kosovë”, tha ai gjatë një interviste për Al Jazeera.
Më 1 janar, Kurti, i bëri thirrje NATO-s që të rrisë numrin e forcave paqeruajtëse në Kosovë, shkruan REL.
Por, më 5 janar, NATO i tha REL-it se nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare nga Kosova për shtimin e numrit të trupave në misionin e saj, KFOR, dhe se aktualisht kanë prezencë të mjaftueshme në Kosovë.
Kur u pyet për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se projekti politik për këtë temë ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur.
“Unë jam shumë i sigurt që presidenti i Serbisë është nostalgjik për ato kohë, që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Por nostalgjia nuk është një ndjenjë me të cilën mund të bëjmë progres. Shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodh, shkëmbimi i territoreve është formulë për luftë”, ka thënë ai.
Për shkëmbimin e territoreve para disa viteve kanë folur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mirëpo kjo ide ka shkaktuar debate të shumta, si në Kosovë ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)