Kurti: Nuk jap garanci për kriminelët që janë në listën e zezë të SHBA-ve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mohon se ka dhënë garanci në lidhje me heqjen e barrikadave në pjesën veriore të vendit.
Në një intervistë për Al Jazeera, Kurti u shpreh se nuk do të japë garanci për kriminelët të cilët ndodhen në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Garancia e vetme është barazia për të gjithë, kushtetutshmëria nëpër të gjitha komunat e Kosovës, rritja ekonomike dhe mirëqenia sociale. Këto janë premtime demokratike. Nuk jap kurrfarë garancie për kriminelët që janë të listat e zeza të SHBA-së. Nuk mund të garantojë diçka që është kundër ligjit dhe Kushtetutës”, theksoi ai.
Kurti deklaroi se kriza në veri nuk ka përfunduar me heqjen e barrikadave nga rrugët.
“Jo, sepse marrëdhënia e Kosovës dhe Serbinë është abnormal. Duhet marrëveshje për normalizim me njohjen reciproke në qendër”, tha Kurti.
Kreu i ekzekutivit nënvizoi se shumica e serbëve e njohin shtetin e Kosovës dhe nuk e bëjnë të njëjtën vetëm ata që janë pjesë e bandave kriminale.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)