Hekurudha shqiptare në tkurrje, 67 qytetarë në ditë zgjedhin trenin
Transporti hekurudhor duket se është në epokën më të keqe të mundshme. Statistikat tregojnë për një rrjet të lënë pas dore, pa interes për të udhëtuar apo transportuar mallra. Për vitin 2021, një përmbledhje e Insitutit të Statisitikave tregon se trenat në vend përshkojnë në një rrjet me gjatësi 224 km, në 3 linja shërbimi. (grafik)
Këtë vit, 24.000 pasagjerë kanë përdorur transportin hekurudhor si mjet për udhëtim, thënë ndryshe 2000 pasagjerë në muaj, ose 67 në ditë.
Edhe transporti i mallrave është regjistruar në shifra të ulëta, ku qarkullimi i brendëshëm zuri rreth 12% të volumit, ndërsa lëvizja e mallrave në rajon ishte ndjeshëm më e lartë.
Deri në vitin 2015, transporti hekurudhor i mallrave realizohej vetëm nga Hekurudha Shqiptare sh.a ndërkohë në vitin 2016, filluan të operojnë edhe subjekte private në transportin hekurudhor të mallrave.
Në 2021, transporti i kryer nga subjektet private zë pjesën më të madhe të transportit hekurudhor të mallrave në vend me 88% në ton dhe 77% në ton-km. Sipas klasifikimit 88% të mallrave të transportuar me hekurudhë e zënë qymyri dhe linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror si dhe 10 % janë produkte metalike dhe të minierave dhe produkte të tjera të guroreve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta