Çeki, ish-kryeministri i akuzuar për korrupsion në garë për president
Pasi u shfajësua nga akuza për korrupsion, ish-kryeministri çek Andrej Babis është në krye të sondazheve për zgjedhjet presidenciale. Ai është mes 8 kandidatëve në garë, me votimet që nisën të premten dhe pritet të zgjasin më shumë se dy ditë.
Por biznesmeni miliarder përballet me një rivalitet të fortë nga ish-gjenerali i forcave të armatosura, Petr Pavel. Ai është një protagonist i ri i politikës, njësoj si kandidatja tjetër, ekonomistja Danuse Nerudova.
Sondazhet parazgjedhore parashikojnë se asnjë nga kandidatët nuk do të fitojë zgjedhjet, ndaj dhe ka gjasa që procesi të shkojë në balotazh mes dy kandidatëve kryesorë. Sondazhet tregojnë gjithashtu se Pavel dhe Nerudova mund ta mposhtin Babic në raundin final.
Cilidoqoftë fituesi, ai do të zëvendësojë presidentin euroskeptik Milos Zeman, i pari që u zgjodh me votë popullore. Roli i kreut të shtetit është kryesisht ceremonial, por u bë më politik gjatë mandatit të Zeman.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës