Irani ekzekuton ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes
Irani ka ekzekutuar ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes, Alireza Akbari, pasi ai u dënua me vdekje.
Familjes së Akbarit iu kërkua të shkonte në burg për një “vizitë përfundimtare” të mërkurën dhe gruaja e tij tha se ai ishte transferuar në izolim.
Akbari, i cili kishte shtetësi iraniane dhe britanike, u arrestua në vitin 2019 dhe u dënua për spiunazh për Britaninë e Madhe, të cilën ai e mohoi. Britania e Madhe i kishte kërkuar Iranit të ndalonte ekzekutimin dhe ta lironte menjëherë atë.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly e kishte përshkruar dënimin me vdekje si një “akt të motivuar politikisht nga një regjim barbar që ka shpërfillje totale për jetën njerëzore”.
Sipas raportimeve nga mediat në vend, Alireza Akbari ishte varur, pa specifikuar datën kur ndodhi ekzekutimi.
Ministria e Inteligjencës e Iranit ka deklaruar se Akbari ishte një nga agjentët më të rëndësishëm të shërbimit inteligjent britanik në Iran.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta