Elbasan | 44-vjeçari me sëmundje mendore, kunatës së tij i hiqet kujdestaria

14 Janar 2023 | 09:06

Ky është Behar Çeka, 44 vjeç, banues në lagjen “Katund i Ri” në Elbasan. Prej 20 vitesh, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Për të kujdeset prej 10 vitesh nusja e vëllait. Kjo e fundit, është paguar prej disa vitesh për kujdestarinë ndaj Beharit, por vitin e fundit,Shërbimi Social në Elbasan ja ka ndërprerë pagesën prej 11 mijë lekësh në muaj.

“Kam një kunat dhe i kanë hequr pensionin, shoqëruesin, ai e ka marrë mbi 10 vjet atë, që është i sëmurë vetë ka mbi 20 vjet, por tani kemi mbi 10 vjet qe e marrim shoqeruesin, tani nuk e marr dot”, tha  Aishe Çeka, kunata e Beharit.

Për shkak të pamundësisë për të përballuar jetesën, Aishja, nënë e dy fëmijëve ka gjetur punë për të siguruar të ardhura, por fakti që kunati me skizofreni kërkon gjithmonë dikë që të kujdeset, e bën të pamundur që të punojë.

Aishja është interesuar tek drejtoria e Shërbimit Social në Elbasan, por nuk ka marrë një përgjigje.

Për këtë arsye, Euronews Albania iu drejtua Shërbimit Social me një kërkesë për të marrë informacion në lidhje me situatën e Aishes.

Në përgjigjën me shkrim të Drejtorisë Rajonale e Shërbimit Social, nuk shpjegohen arsyet se përse është ndërprerë asistenca për kujdestarinë, por vetëm hapat që duhet të ndjekë për përfitimin e kujdestarisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026