Me kallashnikov dhe municione në banesë, arrestohet 56-vjeçari

14 Janar 2023 | 12:55

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës pasi iu gjet një armë e tipit kallashnikov në banesë si dhe një sasi municioni luftarak.

Arrestimi i 56-vjeçarit u bë pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative nga ana e efektivëve në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, në fshatin Marikaj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026