Pilotja vdes pas rrëzimit të avionit, para 16 vitesh i vdiq burri

17 Janar 2023 | 07:30

Bashkë-pilotja që vdiq në Nepal si pasojë e aksidentit ajror, kishte humbur bashkëshortin e saj në një aksident avioni 16 vjet më parë.

Anju Khatiwada ishte bashkë-pilotuese e fluturimit 691 të Yeti Airlines kur u përplas në një grykë pranë qytetit turistik të Pokhara, aksident i cili la të vdekur të gjithë në bord.

Burri i saj Dipak Pokhrel kishte qenë gjithashtu bashkë-pilotues i një fluturimi të Yeti Airlines kur ai vdiq dhe ishte vdekja e tij që e nxiti Anju të ndiqte një karrierë në aviacion, raporton BBC.

E shqetësuar nga humbja e bashkëshortit që e kishte përjetuar duke mbetur vetëm me fëmijën e tyre të vogël, pikëllimi i Anju u bë forca e saj motivuese.

“Ajo ishte një grua e vendosur që qëndroi për ëndrrat e saj dhe përmbushi ëndrrat e burrit të saj,” tha anëtari i familjes Santosh Sharma.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çmimi i naftës rritet ndërsa SHBA vijon sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane

Çmimet e naftës po rriten pasi Shtetet e Bashkuara kryen natën e 11-të radhazi me sulme ndaj objektivave ushtarake iraniane dhe rebelët Huthi në Jemen...
11:52 | 22/07/2026

Kina lëshon me sukses nga deti raketën ‘Gravity-1 Y4’ me 9 satelitë në orbitë

Kina lëshoi ​​me sukses të mërkurën në hapësirë ​​një raketë bartëse Gravity-1 Y4 nga ujërat në lindje të zonës metropolitane të Shangait, raportoi Xinhua News...
10:56 | 22/07/2026

Presidenti i Koresë së Jugut vizitë në Amerikën e Jugut dhe Gjermani, do të marrë pjesë edhe në samitin e IA në SHBA

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, do të vizitojë San Franciskon, Brazilin, Kilin, Argjentinën dhe Gjermaninë nga 24 korriku deri më 3 gusht....
10:50 | 22/07/2026