Kërkohej prej një muaji nga familjarët, Prokuroria Fier dërgon në gjyq për prostitucion brazilianen dhe tutorin e saj

22 Korrik 2026 | 11:28

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar këtë të mërkurë në gjyq shtetasin S.M., i akuzuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, si dhe shtetasen braziliane L.J.D.S., e akuzuar për veprën penale “Prostitucion”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtetasja braziliane kërkohej nga familjarët e saj, të cilët kishin humbur kontaktet me të prej rreth një muaji.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin S.M., i akuzuar për veprën penale ‘Shfrytëzim prostitucioni’ parashikuar nga neni 114, paragrafi i parë i Kodit Penal si dhe shtetasen braziliane L.J.D.S. e akuzuar për veprën penale ‘Prostitucioni’ parashikuar nga neni 113, paragrafi i parë i Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.121 të vitit 2026, nisën pas një informacioni të përcjellë nga Ambasada e Brazilit në Tiranë, nëpërmjet së cilit kërkohej ndihmë për gjetjen e një shtetaseje braziliane, me të cilën familjarët kishin humbur kontaktet prej rreth një muaji.

Në vijim të veprimeve hetimore, Prokuroria Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të policisë identifikuan personin që kishte pasur kontaktet e fundit me të dhe kryen një sërë veprimesh procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë hetimeve u administruan deklarime të personave të përfshirë, u kryen këqyrje të aparateve celularë, u analizuan komunikime elektronike dhe u siguruan prova të tjera materiale, nga të cilat rezultoi se shtetasja braziliane L.J.D.S. kishte hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në muajin shtator 2025 me qëllim ushtrimin e prostitucionit, pas kontakteve të krijuara me persona që vepronin përmes platformave të komunikimit në internet.

Në bazë të provave të administruara, pas mbërritjes në Shqipëri, e pandehura L.J.D.S.  ka ushtruar prostitucion në ambiente të ndryshme në Tiranë, Golem dhe më pas në Lushnjë. I pandehuri S.M., pasi kishte krijuar njohje me të pandehurën në fjalë, kishte marrë pjesë aktivisht në shfrytëzimin e saj për prostitucion, duke i siguruar klientë kundrejt pagesës, negociuar çmimet e shërbimeve seksuale dhe duke përfituar nga kjo veprimtari.

Gjithashtu, nga komunikimet elektronike të administruara rezultoi se i pandehuri S.M. u ofronte personave të ndryshëm mundësinë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me shtetasen braziliane, duke përcaktuar tarifat dhe duke organizuar takimet.

Në vijim të hetimeve, shtetasja braziliane u gjet në një ambient banimi në fshatin Karbunarë, Bashkia Lushnjë, ku qëndronte në momentin e ndërhyrjes së Policisë Gjyqësore.

Prokuroria Fier mbetet e angazhuar në hetimin dhe ndjekjen penale të veprave që cenojnë lirinë dhe dinjitetin e personit, duke bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese vendase dhe partnerët e huaj për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të shfrytëzimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Në respekt të parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë, theksohet se përgjegjësia penale e personave të akuzuar do të vlerësohet përfundimisht nga gjykata kompetente.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në...
10:59 | 22/07/2026

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026