Partizani shkarkon trajnerin Lerda, pas humbjes me Tiranën

14 Dhjetor 2019 | 18:58

Franco Lerda nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Humbja përballë Tiranës në derbi ka rezultuar fatale për teknikun, i cili është shkarkuar nga drejtimi i kampionëve të Shqipërisë.

Ka qenë vetë “klubi i kuq” që ka njoftuar për largimin e trajnerit italian, nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Në deklaratën e kampionëve të Shqipërisë thuhet se ka qenë vetë presidenti i klubit Gazment Demi ai që ka vendosur për t’i dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin Franco Lerda.

Partizani nuk ka bërë një nisje të mirë sezonit, pasi nuk po arrin që të ruajë hapin e vitit të shkuar, ku arriti të shpallej kampion.

Humbja përballë Tiranës ishte e dyta rradhazi në kampionat.

Për më tepër ishte disfata e parë pas pesë vitesh në një ndeshje derbi dhe me sa duket ecuria jo e mirë ka qenë edhe arsyeja e largimit të teknikut italian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026