Ylli spanjoll i operës përballet me akuza të reja për sulm seksual

17 Janar 2023 | 19:03

Këngëtari me famë botërore i operës Plácido Domingo, është sërish në telashe lidhur me pretendimet e reja për ngacmime seksuale.

Gruaja e paidentifikuar që qëndron pas akuzave është një ish-kolege e tenorit dhe ‘gruaja e parë spanjolle’ që pretendon sulm seksual nga tenori, duke pretenduar se sjellja e tij ishte e njohur gjerësisht në botën e operës dy dekada më parë.

Këngëtarja anonime spanjolle thotë se ylli i operës u përpoq ta puthte dhe ta prekte në fillim të viteve 2000.

Viktima e supozuar foli për gratë që kishin folur dhe pretenduar për ngacmime të ngjashme seksuale nga Domingo, gati katër vjet më parë. “Mendova se sa të guximshëm ishin”, tha ajo. “Është diçka për të cilën dihet në botën e operës: një nga gjërat e para që ju thonë është: “Mos hipni në ashensor me Plácido Domingo.”

Përfaqësuesit e tenorit nuk iu përgjigjën një kërkese nga Reuters për koment mbi akuzat e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026