Maskat, kur duhen mbajtur dhe kur lejohet të mos i përdorni – Ministria e Shëndetësisë publikon rregullat e reja
14 Tetor 2020 |
10:33
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin me rregullat e reja për përdorimin e maskës, rastet kur ajo duhet mbajtur dhe rastet që bëjnë përjashtim nga ky rregull, por me disa kushte.
Udhëzuesi me rregullat e përdorimit të maskës dhe rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë
- Sa herë dilni nga shtëpia;
- Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;
- Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
- Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
- Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
- Edhe gjatë ecjes në rrugë
- Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
- Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
- Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
- Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
- Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
- Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
- Në të gjitha institucionet fetare.
- Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shakatarët e tjerë infektivë respiratorë.
- Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.
Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.
- Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj.
- Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
- Gjatë procesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
- Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
- Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (transparente).
- Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
- Nga punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
- Nga të ftuarit në emisionet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.
Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtëse (maskës).
- Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
- Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.
- Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
- Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
- Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
- Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqen ose në det.
- Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.
Lajme të Sugjeruara
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni