U arrestua nga policia gjermane, lirohet aktivistja Greta Thunberg
Aktivistja e njohur Greta Thunberg, është liruar nga burgu pas ndalimit të saj këtë të martë, 17 janar, si pjesëmarrëse në tubimin kundër prishjes së planifikuar të një fshati në Gjermani, për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere të qymyrit.
Thunberg u shoqërua teksa po protestonte në minierën e qymyrit Garzweiler 2, rreth 9 km (5.6 milje) nga fshati Luetzerath.
Sipas policisë, aktivistët u paralajmëruan se do të largoheshin me forcë nëse nuk e lironin lokacionin për punime, dhe nëse ata nuk do të bashkëpunonin që të identifikoheshin.
Fshati në shtetin perëndimor të North Rhine-Westphalia po prishet për të lejuar zgjerimin e minierës.
Pronari i minierës, RWE, ra dakord me qeverinë gjermane se mund të ‘shkatërronte’ fshatin në fjalë në këmbim të daljes më të shpejtë të qymyryt.
Nga ana tjetër, aktivistët kanë tkërkuar që Gjermania të mos fokusohet më të nxjerrja e qymyryt, por të zgjerojë energjinë e rinovueshme.
LEXO GJITHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion