Rindërtimi, ministrja Denaj flet me gjuhën e shifrave: Sa donacione kanë ofruar të huajt dhe shqiptarët

14 Tetor 2020 | 17:51

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka bërë një pasqyrë të plotë në shifra konkrete financiare mbi procesin e rindërtimit gjatë një interviste për “Ilva Now”. Për paratë e ofruara nga buxheti i shtetit, znj. Denaj tha se buxhetin e vitit aktual janë rialokuar për rindërtimin 310 milionë dollarë, kurse në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar një shumë prej 280 milionë dollarë. Në total tha ministrja, në tre vite do të ketë një buxhet prej 650 milionë dollarë.

“Në buxhetin e vitit të ardhshëm 280 milionë dollarë nga buxheti i shtetit do të shkojnë për rindërtimin. Janë parashikuar 650 milionë dollarë në tre vjet fonde për rindërtimin”, deklaroi znj. Denaj.

Shqipëria siguroi një fond prej 1.15 miliardë euro nga konferenca e donatorëve në janar të këtij viti, por një pjesë e mirë e këtyre fondeve ende nuk janë thithur apo alokuar. Nga kjo shumë, rreth 300 milionë janë grante. Ministrja tha se, thirrja e fondeve është një punë që vazhdon dhe do të vijoi edhe vitin e ardhshëm.

 “Shifrat janë dinamike dhe procesi nuk përfundon në një moment të caktuar edhe viti i ardhshëm do të jetë një vit ku do të vazhdojnë angazhimet për të thithur fondet e huas. Grantet janë duke u koordinuar për të realizuar projektet që vetë donatorët janë marrë përsipër për të financuar. Ata ndjekin procedurat dhe deri tani janë hapur disa kantiere për shkolla”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Ndonëse për tragjedinë e ndodhur nga tërmeti i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona dhe mijëra të tjerë mbetën të pastrehë, shumë biznesmenë shqiptarë u zotuan se do të jepnin kontributin e tyre, deri tani ky fond është vetëm 3 miliardë lekë.

“Regjistri i donacioneve është në drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit. Nga rishikimi i buxhetit në korrik nga 34 miliardë lekë që kaluam për rindërtimin 3 miliardë lekë ishin nga donacione”, deklaroi ministrja gjatë intervistës në “Ilva Now”.

 

Intervista e plotë: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021