Borxhi publik, ministrja Denaj: Është rreth 80% por nuk kemi krizë borxhi
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj diskutoi në Ilva Now përballlë ekspertëve Fatos Çoçoli dhe Besart Kadia parashikimet e fundit për ekonominë dhe situatës në recension për shkak të pandemisë apo pasojave që lanë në ekonomi dëmet e tërmetit të 26 nëntorit 2019.
FMN parashikon një rënie prej 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), megjithatë qeveria parashikon që nga janari i vitit të ardhshëm të rrisë pagat e mjekëve dhe mësuesve. Për këtë gazetarja Ilva Tare e pyeti ministren se ku u siguruan paratë.
Ministrja Denaj u përgjigj se “parashikimet ngelen parashikime” dhe e justifikoi rritjen e pagave me menaxhimin e deficitit buxhetor. Ajo tha se në vitin 2019 deficiti ishte -1.9%, për vitin 2020 u parashikua fillimisht nga qeveria në -5%, pastaj në -8.4% e PBB-së.
Denaj u shpreh se pritshmëritë janë që për vitin 2021 deficiti të jetë te -5.9 deri në -6% dhe kështu ajo e justifikoi programin e qeverisë me rritje pagash për vitin e ardhshëm, pavarësisht se nuk foli saktësisht për këtë çështje.
Besart Kadia replikoi duke theksuar se “askush nuk rrit pagat në kohë krize” dhe se rritja e tyre “është karamele për fushatën elektorale”.
Ministrja Denaj u përgjigj se “pagat mund të rriten në kohë pandemie”, kjo pasi sipas saj “në këto vështirësi nevojitet rritje e shërbimeve”. Ajo këmbënguli se kjo “nuk është çështje elektorale” teksa theksoi se “pavarësisht tërmetit dhe situatës së pandemisë investimet kanë kaluar dhe vitin e ardhshëm do të ketë më shumë”.
Borxhi publik ishte tjetër aspekt i diskutuar në Ilva Now, ministrja Denaj tregoi se borxhi mbi PBB-në parashikohet në nivelin e 80.3% që përllogaritet të jetë rreth 1.1237 miliardë lekësh.
Besart Kadia tha se rritja e pagave të 18 mijë mjekëve nuk e ndryshon situatën për pjesën tjetër të popullsisë. Ai u shpreh se qeveria duhej të përqendrohej te rikualifikimi i fuqisë punëtore dhe sidomos të papunësisë. Kadia shtoi se mënyra se si po menaxhohet situata e vë në dyshim të ardhmen se si do të kthehen huatë e marra.
Denaj replikoi për sa i përket këtij interpretimi të situatës së borxhit. Ajo këmbënguli se “është normale që në një situatë të vështirë të merren hua”, por theksoi se “nuk jemi në krizë borxhi publik” apo “situatë emergjence në ekonomi”, pasi qeveria “ndërhyri kur duhej dhe po vazhdon ta bëjë me politika afatmesme për tregun e punës”.
Intervista e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:26 Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 14:08 Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin
- 13:51 Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën
- 13:50 Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime