Franca përfshihet nga grevat, protesta ndaj rritjes së moshës së pensionit
Reforma e përgatitur nga presidenti Emmanuel Macron për rritjen e moshës së pensionit ka arritur një moment kritik, pasi sindikatat po mbajnë një grevë kundër saj.
Drafti i ri, që do të shkojë së shpejti në Parlament, do ta rrisë atë nga 62 që është aktualisht në 64 vjeç. E majta franceze është rreshtuar përkrah sindikatave.
“Duhet të njohim natyrën e jashtëzakonshme të unitetit të sindikatave, që na jep edhe neve një forcë të konsiderueshme. Nuk ka ndasi mes nesh. Kjo është një nga herët e pakta që ndodh një herë në 15 ose 20 vjet”, u shpreh Luc Mélenchon, lider i së majtës franceze.
Si pasojë e grevës, transporti hekurudhor është çoroditur. Shumë shkolla dhe shërbime publike janë mbyllur dhe në aeroportin “Orly” të Parisit, 1 në 5 fluturime është anuluar.
Gjithashtu, në sistemin e metrove të kryeqytetit francez në punë janë vetëm dy linja, të cilat funksionojnë pa shofer.
LEXONI GJITHASHTU
Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’
Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown