Kaili mbetet në burg, ish-eurodeputetja akuzohet për korrupsion
Eva Kaili, euro-deputetja greke në qendër të skandalit që ka përfshirë Parlamentin Evropian, është urdhëruar të qëndrojë në burg për të paktën një muaj tjetër.
Vendimi u mor të enjten nga një gjyqtar belg, pasi Kaili u paraqit në seancën gjyqësore.
“Në rendin e ditës, Dhoma e Këshillit konfirmoi qëndrimin në paraburgim të Eva Kailit”, thuhet në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga zyra e Prokurorit Federal të Belgjikës.
Gjatë seancës, ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian u shfaq e rraskapitur dhe nuk mundi t’i mbante lotët kur foli për vajzën e saj vetëm 23-muajshe, tregoi një burim i afërt me procesin për Euronews.
Ndërkohë, duke insistuar se klientja e tij është e pafajshme, avokati i saj deklaroi se Kaili është keqtrajtuar në burg.
Sipas tij, ajo nuk ka mundur të flejë, është mbajtur në të ftohtë, i është refuzuar kërkesa për një batanije dhe nuk i është lejuar të lahet.
Eva Kaili u arrestua më 9 dhjetor dhe u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash.
Ajo dyshohet se ka pranuar shuma të mëdha parash për të lobuar në favor të vendeve islamike si Katari dhe Maroku, duke përdorur influencën e saj në Parlamentin Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene