‘Qatargate’, Marco Angel nënkryetari i ri i Parlamentit Evropian në vend Eva Kaili

18 Janar 2023 | 15:32

Deputetët e Parlamentit Evropian zgjodhën sot nënkryetar Marco Angelo, anëtar i grupit të qendrës së majtë, anëtar i Partisë Socialiste të Punëtorëve nga Luksemburgu.

Ai do të zëvendësojë Eva Kaili, eurodeputete  e Greqisë, e cila u hoq nga detyra muajin e kaluar pasi u arrestua me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe anëtarësim në një organizatë kriminale.

I dyshuari kryesor në skandalin e ashtuquajtur ‘Qatargate’ bëri një marrëveshje me prokurorinë, e cila hapi mundësinë për të zbuluar se kush tjetër ishte pjesëmarrës në korrupsion, sipas AP.

Një skandal korrupsioni i lidhur me Katarin dhe Marokun ka tronditur grupin S&D, i dyti më i madh në Parlamentin Evropian.

Kaili ishte përgjegjës për Lindjen e Mesme, por presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Mezzola dëshiron të punësojë një nënkryetare kundër korrupsionit për të riparuar imazhin e prishur të parlamentit.

Nuk dihet ende nëse Angel do të marrë një portofol të tillë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026

Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni

Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
08:15 | 26/07/2026

Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin mbrëmjen e së shtunës, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day”...
08:05 | 26/07/2026