‘Qatargate’, ish-eurodeputeti pranon fajin dhe bëhet dëshmitar i drejtësisë
Pier Antonio Panzeri, ish-eurodeputeti i dyshuar se ishte në epiqendrën e skandalit të korrupsionit që përfshiu Parlamentin Evropian, arriti të martën një marrëveshje me autoritetet belge sipas së cilës ai pranon pjesëmarrjen e tij kriminale në ryshfet dhe zotohet të ndajë informacione “zbuluese” që mund të ndihmojnë për të hedhur dritë mbi hetimin në zgjerim.
Panzeri ka nënshkruar një të ashtuquajtur “marrëveshje pendimi” për të thelluar bashkëpunimin e tij me autoritetet, ka njoftuar Zyra e Prokurorisë Federale belge, duke e quajtur atë një “zhvillim të rëndësishëm”.
“Kjo marrëveshje i referohet një ndërmarrjeje ku një i penduar të bëjë deklarata thelbësore, zbuluese, të vërteta dhe të plota në lidhje me përfshirjen e palëve të treta dhe, nëse është e zbatueshme, përfshirjen e tij ose të saj në lidhje me veprat penale brenda çështjes së mbuluar”, thuhet në një komunikatë për shtyp nga zyra e prokurorit.
Skandali u zbulua në dhjetor, me arrestimin e euro-deputetes greke Eva Kaili, e cila akuzohet se ka pranuar shuma të mëdha parash për të lobuar në favor të Katarit dhe Marokut në Parlamentin Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni
Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni
- 08:05 Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000