“Qarargate”, 1 muaj paraburgim për eurodeputeten greke Eva Kaili
22 Dhjetor 2022 |
20:11
Eurodeputetja greke Eva Kaili do të mbahet edhe një muaj paraburgim, ka vendosur sot gjykata belge.
Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian dyshohet se është në qendër të një prej skandaleve më të mëdha korruptive në BE të quajtur “Qatargate”.
Avokatët mbrojtës kërkuan lirimin e saj nga burgu dhe kërkuan t’i jepet një aparat monitorimi. Por, pas seancës gjykata njoftoi se kishte vendosur paraburgimin edhe për një muaj për eurodeputeten.
Avokatët mbrojtës kanë 24 orë kohë për të apeluar vendimin dhe nëse vendosin ta bëjnë këtë, Kaili do të dalë në Gjykatën e Apelit në Bruksel brenda 15 ditëve.
Prokurorët belgë e akuzojnë Eva Kailin për korrupsion, anëtarësim në një organizatë kriminale dhe pastrim parash.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni
Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin mbrëmjen e së shtunës, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day”...
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni