English

“Qatargate”, PE nis procedurat për heqjen e imunitetit të 2 deputetëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Parlamenti Evropian ka njoftuar se ka nisur procedurën për heqjen e imunitetit të dy deputetëve, me kërkesë të drejtësisë belge, e cila po heton skandalin korruptiv të Bashkimit Evropian dhe Katarit.

- Advertisement -

Dy burime pranë hetimit thanë se ata janë deputeti belg Marc Tarabella dhe deputeti italian Andrea Coccolino, anëtarë të grupit Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve.

“Me kërkesë të autoriteteve gjyqësore belge, kam iniciuar një procedurë urgjente për heqjen e imunitetit të dy deputetëve. Nuk do të ketë pandëshkueshmëri”, ka njoftuar në Twitter kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola.

Avokati i Tabarella, Maxim Toler, tha se klienti i tij është dakord me heqjen e imunitetit. Ligjvënësi belg mohoi akuzat, duke thënë se nuk kishte absolutisht asgjë për të fshehur dhe do t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve të hetuesve.

Coccolino u tha agjencive italiane të lajmeve në dhjetor se ai nuk ishte nën hetim, se nuk ishte marrë në pyetje dhe se as shtëpia dhe as zyra e tij nuk u kontrolluan.

Në dhjetor, dy burime thanë se Francesco Giorgi, një nga të dyshuarit kryesorë në hetim, së bashku me partneren e tij, zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian Eva Kaili, pranuan se kishin marrë ryshfet nga Katari për të ndikuar në vendimet që lidhen me vendin e Lindjes së Mesme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?