Revolucioni i trajnerit Reja, tekniku italian ka afruar një formacion të ri në më pak se një vit

15 Tetor 2020 | 09:36

Rezultatet e fundit të Kombëtares shqiptare ishin zhgënjyese, me kuqezinjtë që nuk morën më shumë se dy barazime me Kazakistanin dhe Lituaninë në transfertë.

Trajneri Edoardo Reja ka veçuar se objektivi i tij është për të rinovuar skuadrën me lojtarë të rinj që të jenë pjesë e skuadrës për dekadën e ardhshme. 

Italiani ka afruar një formacion me lojtarë të rinj, pjesën më të madhe të të cilëve ai i ka integruar edhe në fushën e lojës.

Duke nisur që nga porta me Marco Mollën, e duke vazhduar me Albi Dola, Ramen, Çepelen, Marash Kumbullën dhe Jon Mërsinajn, prapavija duket se jep garanci me lojtarë që kanë mjaft prespektivë.

Në mesfushë, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Lindon Selahi dhe Endri Çekiçi janë emrat e rinj që kanë marrë ftesë për herë të parë për të përfaqësuar Shqipërinë. 

Në sulm Taulant Seferi dhe Armando Broja kanë nisur që tani të japin kontributin e tyre, duke u inkuadruar në lojë.

Rezultatet në epokën Reja nuk kanë qenë në nivelin e pritshëm, por italiani duket se po e përligj atë çka ai ka deklaruar, për të sjell emra të rinj në skuadër.

Duke përjashtuar Qazim Laçin që i ka mbushur 24 vjeç, e gjithë pjesa tjetër e skuadrës është nën 23 vjeç.

Në 12 ndeshjet e deritanishme, Reja ka arritur të marrë 3 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje, por në anën tjetër ka fituar një formacion të ri, që është i gatshëm për të ndihmuar ekipin për një periudhë të konsiderueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026