Organizoi vrasjen e Dejvi Kasmit, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Hoxhallarin

20 Janar 2023 | 14:33

SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për Aurel (Altin) Hoxhallarin, personi i cili organizoi vrasjen e Dejvi Kasmit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.

Hoxhallari akuzohet për një sërë veprash penale, konkretisht për  “Vrasja me paramendim për interes”,  kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha dhe në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”.

SPAK në pretencën që pritet të dërgojë në gjykatë kërkon që vuajtja e dënimit nga Hoxhallari të bëhet në një burg të sigurisë së lartë dhe të fillojë nga dita e ndalimit të tij.

Kush është Aurel Hoxhallari

Aurel Hoxhallari, dyshohet se është organizatori i grupit të përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje kjo e ndodhur në datën 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Për këtë ngjarje janë vënë nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.

Pamje nga momenti i arrestimit të Aurel (Altin) Hoxhallarin

Hoxhallari, është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.

Pikërisht në datën 1 shkurt 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda liroi dy autorët e dyshuar si porositës të atentatit ndaj Pajtim Serjanit.

Aurel Hoxhallari prej vitesh ndodhet në arrati.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026