Drejtorja ekzekutive e FMN: Perspektiva ekonomike më e mirë se disa muaj më parë
Drejtorja ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, deklaroi sot në panelin e Forumit Ekonomik Botëror se perspektivat ekonomike tani janë më të mira se sa ishin disa muaj më parë.
Georgieva tha se “potenciali i Kinës për të stimuluar rritjen” është përmirësuar, raporton Reuters, dhe se tani FMN parashikon një rritje të ekonomisë kineze prej më shumë se 4.4 për qind për vitin 2023.
Ajo shtoi se nuk sheh një “përmirësim dramatik” në parashikimin aktual të rritjes globale të FMN-së për këtë vit, i cili është 2.7 për qind.
Georgieva tha se, megjithëse FMN parashikon se 2023 do të jetë një “vit i vështirë” dhe se rritja do të vazhdojë të bjerë, ajo nuk pret një recesion global, duke përmendur tregjet e qëndrueshme të punës dhe konsumin, rihapjen e Kinës pas Covid dhe shenjat e një ulje të inflacionit, raporton “France24”.
Drejtorja e FMN-së vlerësoi se lufta në Ukrainë paraqet një “rrezik të madh” për një parashikim pozitiv, veçanërisht në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene