Një e treta e botës në recesion, FMN: Ekonomitë e mëdha do të tkurren në 2023
Një e treta e ekonomisë globale do të jetë në recesion këtë vit, ka paralajmëruar drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kristalina Georgieva ka deklaruar se 2023-shi do të jetë më i vështirë se viti i kaluar, pasi Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kina po shohin ekonomitë e tyre të ngadalësojnë.
Paralajmërimi vjen teksa lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve, rritja e normave të interesit dhe përhapja e COVID në Kinë po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi ekonominë globale.
“Ne presim që një e treta e ekonomisë botërore të jetë në recesion”, ka deklaruar Georgieva në një intervistë për “CBS News”.
Vetëm në tetor FMN kishte shkurtuar parashikimin për rritjen ekonomike për 2023-shin.
“Edhe në vendet që nuk janë në recesion, prapambetja do të ndihet nga miliona njerëz”, ka shtuar Georgieva.
Shefja e Fondit ka shtuar se Kina në veçanti, ekonomia e dytë më e madhe në botë, do të përballet me një fillim të vështirë në 2023-shin.
“Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë për Kinën dhe impakti ndaj rritjes ekonomike kineze do të jetë negativ për vendin, rajonin dhe për gjithë globin”, ka vijuar Georgieva.
FMN është një organizatë ndërkombëtare me 190 vende anëtare, të cilat punojnë së bashku për të stabilizuar ekonominë globale. Një nga detyrat kryesore të tij është veprimi si një sistem parandalues.
LEXONI GJITHASHTU
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene