Malaj: Pse duhet reformë për rritjen ekonomike dhe barrat e rënda për qytetarët

26 Dhjetor 2022 | 21:50

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj deklaroi se duhet ndërmarrë një reformë për rritjen ekonomike, në mënyrë që kjo rritje të jetë e lartë dhe e qëndrueshme.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Malaj nënvizoi se disa nga problemet dhe barrat e rënda për qytetarët, janë PPP-të, koncensionet si dhe çështjet në arbitrazh që mund t’i kushtojnë vendit qindra miliona euro.

“Lidhur me rritjen ekonomike, problemi është që një rritje ekonomike duhet të jetë më e lartë, më e qëndrueshme dhe që të jetë e qëndrueshme do reforma. Nuk mund të mbetet në projekte spontane, duhet të shpërndahet më mirë midis grupimeve sociale. Nuk është bërë indeksim i pagave dhe pensioneve, është bërë një rritje modeste, brenda mundësive që ka vlerësuar qeveria.

Por qeveria nuk mund të anashkalojë kritikën që bën FMN-ja dhe BB-ja, por dhe ne jemi të shqetësuar për PPP-të dhe koncensionet, jemi të shqetësuar edhe për vendimet e gjykatave ndërkombëtare që po bëj në disa qindra miliona euro që i ngarkohen qytetarë ve shqiptarë. Stabiliteti i financave publike nuk mund të vijë vetëm duke shkurtuar shpenzimet”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026