Eksperti i PD-së: Pse dështoi ekonomia shqiptare
Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti thotë se qeveria shqiptare ka miratuar paketa më të ulëta edhe se Kosova, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve për shkak të krizës ekonomike.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Teliti u shpreh se ndonëse çmimi i energjisë nuk u rrit, qeveria po jep subvencione nga paratë e buxhetit të shtetit, të cilat mund të përdoreshin për të kryer investime të tjera.
“Le të krahasohemi me paketat direkte, krahasuar me fqinjin tonë, Kosovën. Kosova ka një buxhet të shtetit sa gjysma e buxhetit shqiptar dhe ka ndërmarrë një paketë direkte tre herë më të lartë. Çdo të thotë? Që në propocion, paketat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për qytetarët dhe ekonominë, janë 6 herë më të ulëta. Përsa i përket çmimit të energjisë elektrike, është e vërtetë, çmimi i energjisë nuk ka ndryshuar, por nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri.
Të gjitha vendet e Evropës që po vuajnë krizën energjetike, janë përballur me dy zgjedhje. Njëra ka qenë rritja e çmimit, tjetra ka qenë, nuk ka rritur çmimet dhe ka pasur vende që kanë dhënë subvencionime. Qeveria shqiptare ka ndjekur rrugën e dytë, subvencionimin. Nga dhjetori i vitit 2021, deri tani ka dhënë 38 miliardë lekë të reja, ose 330 milionë euro subvencion nga paratë ebuxhetit të shtetit. Nuk na i mori drejtpërdrejtë nga rritja e çmimit, por na i mori në kthesë po paratë tona”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
“E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 19:50 Largimi i Hasan Ferracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 19:42 Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:28 Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit
- 19:11 Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:01 Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan